02 gusht 2009
Milan, De Silvestri mbrojtësi që pëlqehet
Paratë që mund të vijnë nga shitja e mundshme e Pirlos (rreth 18 milionë euro), do të investohen për të kënaqur kërkesat më urgjente të Leonardos, që kërkon një qendërsulmues dhe një mbrojtës anësor. Sa i takon sulmuesit, rrethi është ngushtuar sërish te Luis Fabiano, ndërsa mbrojtësi që mund të vijë do të jetë Luis De Silvestri, 21-vjeçari lacial i përjashtuar nga presidenti Lotito. Në bisedime, drejtuesit kuqezinj janë gati të përfshijnë edhe ish-kapitenin lacial Odo, i cili është shprehur se do ta vlerësonte një rikthim në kryeqytet. Odo merr 2.5 milionë euro në vit, shumë që e shqetëson shumë Milanin.