Parma merr Zakardon nga Volfsburgu
Me kënaqësi të madhe klubi i Parmës ka komunikuar se ka arritur marrëveshjen me Volfsburgun për blerjen e kartonit të kampionit të botës Kristian Zakardo. Mbrojtësi italian do të prezantohet ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Tardini”, në orën 16.00, para gazetarëve dhe, para ndeshjes do t’i prezantohet publikut verdheblu. Kontrata që lojtari ka nënshkruar me klubin italian ka qenë pesëvjeçare. Ndërkohë, Parma ka blerë edhe Nikola Amoruzon nga skuadra e Torinos.