30 gusht 2009

Juventus-Lion, ngecin bisedimet për Groson

Bardhezinjtë po bëjnë të pamundurën. Edhe Fabio Groso. Por Lioni nuk dorëzohet. Prej 48 orësh tashmë Zhan-Mari Olas, Zhan-Klod Blank dhe Alesio Seko po luajnë si macja me miun, por marrëveshja për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë tek Juventusi nuk po arrihet. Distanca është gjithmonë dy milionë euro. Në Montekarlo me rastin e shortit të Championsit drejtuesit e Juves dhe të Lionit kanë qëndruar në të njëjtin hotel, “Le Meridien”, dhe kështu takimet kanë qenë më të shpeshta. Por presidenti francez nuk ka bërë asnjë hap mbrapa dhe pasi ka folur për probleme teknike (nuk ka kohë për të gjetur një zëvendësues), tani ka nxjerrë edhe çështjen e bilancit. Klubi francez e ka marrë Groson dy vite më parë për shtatë milionë dhe tani për të mos dalë me humbje në bilanc, nuk mund ta shesë më pak se 3,5 milion. Ja përse Olas vazhdon të ngrejë çmimin, që ditën e premte ka arritur në 4 milionë. Po Juventusi? Pas ofertës fillestare prej 1 milion euro, administratori i deleguar i bardhezinjve, Blank, e ka çuar ofertën e klubit të tij deri në shifrën e 2 milionë eurove.