01 gusht 2009

Borxhe edhe në Spanjë

Borxhet e klubeve ndaj futbollistëve nuk ndodhin vetëm në Kosovë. Ky ‘virus’ e ka përfshirë edhe njërën ndër ligat më të pasura në botë, atë të Spanjës. Derisa Real Madrid e Barcelona shpenzojnë me qindra miliona euro për t’i blerë futbollistët më të mirë në botë, skuadrat tjera nuk kanë për t’i paguar rrogat e futbollistëve.

Sipas të përditshmes spanjolle “As”, 107 futbollistë i janë drejtuar Federatës së Futbollit të Spanjës (AFE) për t’u ankuar ndaj klubeve të tyre përkatëse, të cilët nuk ua kanë paguar rrogat. Klubet e përfshira në këtë rast janë 2 nga La Liga (liga e parë spanjolle) dhe 8 nga Segunda (liga e dytë).

Borxhi total ndaj futbollistëve parashihet të jetë 14.393.713 euro. Klubet kanë kohë deri më 31 korrik për t’i kryer obligimet e tyre ndaj futbollistëve. Në të kundërtën, ato do të bien automatikisht në Segunda B (liga e tretë spanjolle).

Kjo është lista e klubeve “borxhlinj”

Primera División (liga e parë)
Maiorca: 1.382.050 euro;
Valladolid: 994.704.

Segunda División (liga e dytë)
Alicante: 3.206.575;
Levante: 3.115.984;
Hércules: 2.399.790;
Celta: 1.378.605;
Murcia: 1.088.323;
Girona: 436.345;
Albacete: 241.684;
Nàstic: 149.650;