01 gusht 2009
Prishet me Malmon
Labinot Harbuzi dhe drejtuesit e klubit të Malmos i kanë prishur punët. Që kur nënshkroi me klubin turk Genclerbirligi, mesfushori kosovar nuk po e gjen qetësinë në skuadrën e tij të deritanishme, Malmo.Kosovari me pasaportë suedeze ishte lënë jashtë ekipit të parë në ndeshjen e së hënës që Malmo e luajti ndaj Halmstad. Kjo erdhi pas trajneri Roland Nilsson nuk ishte i kënaqur me angazhimin e mesfushorit. “Mua më nevojiten vetëm futbollistë që japin njëqind për qindëshin për Malmon”, thoshte Nilsson duke iu referuar Harbuzit. Ndërsa anëtari i përfaqësueses U-21 të Suedisë ndihet i zhgënjyer pasi është lënë anash nga trajneri Roland Nilsson. “Klubi nuk më do më. Që nga përfundimi i Kampionatit evropian U-21 unë nuk kam luajtur më me Malmon’, ka thënë Harbuzi. Ndërkohë, sipas ueb faqes suedeze Fotbolls Expressen, ish futbollisti i klubit holandez Feyenoord nuk ka stërvitur fare me Malmon. Harbuzi dëshiron të largohet sa më shpejt që është e mundur nga skuadra suedeze Malmo. Atij nuk i pritet që t’i bashkohet sa më shpejt ekipit turk.Sipas medieve suedeze, futbollisti kosovar mund t’i bashkohet Genclerbirligit gjatë kësaj fundjave në mënyrë që të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit në kampionatin turk, që nis në muajin gusht. Ky është opsioni më i preferuar edhe për vetë futbollistin, pasi marrëdhëniet e tij me Malmon tani nuk janë aspak të mira. “Kjo do të ishte zgjedhja më e mirë. Unë e di që ekipi turk e ka bërë një përpjekje. Trajneri dëshiron të më shohë mua sa më poshtë që të jetë e mundur”, ka deklaruar Harbuzi. Labinot Harbuzi gjatë këtij afati kalimtar të verës ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me Genclerbirligi. Kjo kontratë hyn në fuqi prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, pasi që ai ka kontratë me Malmon deri në fund të këtij viti. Megjithatë, futbollisti e kishte shprehur dëshirën disa herë që të gjendet një zgjedhje në mënyrë që t’i bashkohet klubit turk gjatë kësaj vere.