Thiago për Tiagon
Juventus planifikon të shkëmbej mesfushorin Tiago për yllin e Genoas, Thiago Motta ka bërë të ditur të premten e përditshmja sportive italiane La Gazzetta dello Sport. Motta ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni duke inspiruar ekipin në pozitë për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Ai iu bashkua Genoas nga Atletico Madrid si futbollist i lirë gjatë verës së vitit të kaluar dhe shënoi gjashtë gola në 23 paraqitje. Ndërsa, Tiago ende nuk ka arritur të shkëlqej në Juventus