Sezoni më i mirë për Lampardin
Frank Lampard ka insistuar se është duke u përmirësuar me kalimin e viteve. Ylli i Chelseas kaloi sezon të shkëlqyeshëm duke realizuar 19 gola në të gjitha garat. Ai beson se është duke u përmirësuar me kohë dhe përveç golave këtë e ka dëshmuar edhe me 10 asistimet e bëra, që shërbejnë numrin më të madh nga një futbollist në Premierligë.“Ky ka qenë sezoni im më i miri. E ndiej këtë ndoshta nga përvoja sepse tani jam më i vetëdijshëm. Këtë vit edhe numri i asistimeve ka qenë më i lartë dhe jam i kënaqur me përmirësimet e bëra”, deklaroi ai.