Juventusi ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se mbrojtësi Zdenek Grygera nuk do të paraqitet në ndeshje dhe në stërvitje për disa javë për shkak të lëndimit muskulor.
Mungesa e 29-vjeçarit është një goditje e radhës për Bianconerët dhe trajnerin e ri, Ciro Ferrara, në tentativën për ta siguruar pozitën e dytë në tabelë në dy xhirot e mbetura të sezonit. Mbrojtësi francez Jonathan Zebina pritet të luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa në anën e majtë do të inkuadrohet Paolo De Ceglie. Kapiteni Alessandro Del Piero, sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë në fundjavë kundër Sienas për shkak të lëndimit që e pësoi të enjten, ndërsa dyshen e sulmit pritet ta bëjnë Vincenzo Iaquinta dhe Amauri.