20 maj 2009

Mijatovic largohet nga Reali

Predrag Mijatovic është larguar nga posti i drejtorit sportiv të Real Madridit një vit para përfundimit të kontratës së tij.
“Bordi i drejtorëve të Real Madridit ka arritur marrëveshje reciproke me drejtorin e futbollit, Pedja Mijatovic, që kontrata e cila është valide deri në vitin 2010 të shfuqizohet sot”. “Real Madridi dhe bordi i dëshirojnë fat Mijatovicit si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale”, janë disa fragmente të shkëputura nga deklarata zyrtare e klubit.