Kapelo: Juve e Milan vuajnë prej ‘Calciopolit‘
Trajneri i Kombëtares angleze, Fabio Kapelo, mendon se Juventusi dhe Milani ende nuk e kanë marrë veten nga skandali "Calciopoli", i vitit 2006. Italiani, që në të kaluarën ka punuar në të dyja skuadrat, beson se kjo është arsyeja përse dy klubet nuk ishin në gjendje të rivalizonin me Interin. "Juve nuk e ka marrë ende veten nga ‘Calciopoli‘. Rënia në Serinë B krijoi një frakturë të brendshme, që mund të shërohet vetëm me kalimin e kohës. Edhe Milani ka pasur probleme, pasi skandali vazhdon të ndihet", tha ai.