02 maj 2009

“Juventusi, një mundësi e artë për Botërorin”

Juventusi, mundësi më e mirë për të fituar Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut. Kështu mendon Fabio Kanavaro, i cili është në pritje për t’u rikthyer tek klubi bardhezi, pavarësisht kërkesave nga Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut, që kanë bërë oferta të shkëlqyera për ta pasur në skuadër. Por në moshën 35-vjeçare dhe me një Botëror që do ta përballojë si protagonist, mbrojtësi napolitan ka preferuar të mos provojë një tjetër aventurë jashtë Italisë. “Vitin e ardhshëm do të zhvillohet Botërori dhe për këtë arsye dua të jem i qetë. Nuk i kam pranuar ofertat e Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut, sepse nuk kisha dëshirë të rifilloja gjithçka nga e para në prag të Botërorit”, ka deklaruar Fabio Kanavaro.