02 maj 2009
Interi mendon për treshen Esien-Mikel-Kasano
Mediat italiane bëjnë të ditur se drejtuesve të Interit i ka lindur një ide e re për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Në planet e kampionëve janë tre futbollistë të rinj, dy mesfushorë dhe një sulmues. Bëhet fjalë për dyshen e mesfushës së Çelsit, Mikael Esien dhe Obi Mikel, dhe për sulmuesin e njohur ndërkombëtarisht, Antonio Kasanon. Për këtë të fundit, Masimo Morati është i gatshëm të derdhë 12 milionë euro në arkat e Sampdorias, plus futbollistin Jimenez. Objektivi kryesor i Interit për sezonin e ardhshëm është fitimi i Ligës së Kampionëve, pasi këtë vit u eliminua që në 1/8-at e gjysmëfinaleve.