04 maj 2009

Henri do t’i mungojë Barçës në përballjen me Çelsin

Tierri Henri nuk do të jetë i gatshëm për Barcelonën në ndeshjen kthimit për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Çelsit. Lajmin shokues për katalanasit e jep mjeku i skuadrës, i cili deklaron se sulmuesi francez do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë. Henri u dëmtua në gju gjatë derbit të Spanjës kundër Realit të Madridit, megjithëse i përfundoi të 90 minutat e plota të këtij takimi. Ky është një lajm i hidhur për trajnerin Pep Guardiola, i cili pritet të spostojë në krahun e majtë Iniestën në përballjen e Londrës. Kjo ndeshje është vendimtare për Barcelonën në kupat e Evropës, duke pasur parasysh se ndeshja e parë në “Kamp Nou” përfundoi në barazim 0-0.