27 maj 2009
Gati për Realin
Zinedine Zidane do të bashkëpunojë me Real Madrid pasi që presidenti i këtij klubi, zyrtarisht të zgjidhet Florentino Perez. Këtë e ka konfirmuar vet legjenda e futbollit botëror, francezi me prejardhje algjeriane, në një intervistë dhënë për Radio Europe 1. “Jam i gatshëm të bëj diçka për Realin. Kam biseduar për këtë punë me Perez, do të punoj në këtë klub”, u shpreh ish futbollisti i Juventus e Real Madrid. Sipas shtypit francez, kur Perez të emërohet president i Real Madrid, pozitë të cilën e kishte mbuluar gjatë periudhës 2000-2006, Zidane mund ta marrë postin e këshilltarit të presidentit.Ndërkohë, flitet gjithnjë e më shumë se Zidane nuk do të shkojë i vetëm në Real. Sepse, ai po bën përpjekje që ta bindë mesfushorin francez Frank Ribery, që t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti spanjoll. Madje, Zidane mendon se mesfushori aktual i Bayern Munchen është më i mirë se Cristiano Ronaldo. “Ronaldo është futbollist i madh natyrisht, sepse e ka fituar Topin e Artë, të cilin mund ta fitojë edhe sivjet. Është futbollist në formë, por nëse më pyesni se kë do ta preferoja në mes tij dhe Ribery, unë do ta zgjidhja këtë të dytin”, shtoi ish numri 5 i Real Madrid.