04 maj 2009

Fenomeni Ronaldo: Jam më i lumturi në botë

Fenomeni Ronaldo i është rikthyer edhe një herë formës së tij të mirë futbollistike. Rikthimi në kampionatin brazilian, këtë herë tek Korinthiasi, rezulton pozitiv për një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. “Jam njeriu më i lumtur në botë. Objektivi im aktual është të fitoj gjithçka, kampionatin dhe Kupën e Brazilit. I falënderoj të gjithë ata që më kanë dhënë mbështetje në kohërat e mia më të vështira”, deklaron fenomeni.Ronaldo ka arritur të shënojë deri tani 8 gola me skuadrën e Korinthiasit në 10 ndeshje. Ai shprehu para pak ditësh dëshirën për t’u rikthyer edhe në përfaqësuesen e Brazilit, por tekniku Dunga nuk duket akoma i gatshëm për ta grumbulluar atë në ndeshjet e Kupës së Konfederatave.