25 maj 2009

Del Piero mohon fërkimet me Ranierin

“Kur kemi fituar kemi qenë të gjithë të aftë, kur kemi humbur sigurisht nuk ka qenë vetëm faji i Ranierit. Më pas zgjedhjet që ka bërë mund t’i justrifikojë vetëm ai…”. Alesandro Del Piero ka vënë pikat mbi “i” në shtëpinë e Juventusit, pas suksesit të rëndësishëm në Siena, në lidhje me largimin nga detyra të teknikut roman dhe për ardhjen e Ferrarës.
“Askush, unë i pari, nuk ka dhënë më pak se 100% nën urdhërat e Ranierit, kjo gjë nuk mund të vihet në dyshim, unë kam luajtur mirë dhe kam shënuar shumë edhe me të, fakti se kam realizuar një dygolësh në ndeshjen e parë me trajnerin e ri është vetëm një gjë që na bën të shpresojmë për mirë. Kemi reaguar, nuk fitonim prej kohësh kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë kapiteni juventin.