22 maj 2009

Aleat i Ranierit është vetëm bilanci

Këshilli Administrativ i Juventusit në mënyrë thelbësore ka thënë një gjë të vetme: arkat e klubit gëzojnë shëndet të plotë. Për sa i takon pjesës tjetër, e ardhmja sportive është akoma e pasigurt. Para së gjithash, drejtimi teknik i skuadrës. Mungon vetëm miratimi për zëvendësin e mundshëm të Klaudio Ranierit (nuk është vendosur akoma nëse do të synohet te Konte, Spaleti e Gasperini) dhe “rreziku”, është që për të mos prekur bilancet aktuale, të vazhdohet me rikonfirmimin e trajnerit aktual.
Pra, klubi bardhezi, gjithnjë e më shumë një ndërmarrje dhe gjithnjë e më shumë një klub pak sportiv, nuk ka ndër mend të harxhojë parà. Sepse Diego do të vijë dhe nuk është e sigurt nëse është i vetmi në merkato, ndaj qëllimi është ai për të bërë disa blerje të tjera, përveç Kanavaros. Dhe është kjo një nga pikat kryesore në favor të Ranierit.
Nëse është e vërtetë që finalja e sezonit mund të jetë vendimtare, është po aq e vërtetë që trajneri roman ka akoma edhe një.