Akuilani, verdhekuq deri në 2013-ën
Mesfushori i Romës, Alberto Akuilani, ka rinovuar deri në vitin 2013-të kontratën me ekipin kryeqytetas. Këtë e ka bërë të ditur klubi verdhekuq, duke specifikuar se marrëveshja e re parashikon që lojtari të marrë një “shpërblim prej 3,2 milion eurosh në sezonin sportiv 2008-2009, 3,6 milion euro për sezonin sportiv 2009-2010, 3,9 milion euro për sezonin sportiv 2010-2011 dhe 4,5 milionë në sezonet sportive 2011-2012 dhe 2012-2013, përveç shpërblimeve individuale, që kanë të bëjnë me arritjen e objektivave të vendosur nga klubi”.