22 dhjetor 2010

Xheko drejt Bajernit, Gomez te Juventusi

Mario Gomez është rizgjuar dhe po shfaqet sërish si “bomberi” i kohëve të arta te Shtutgarti. Gjithsesi, sulmuesi nuk hyn në listën e “të paprekshmëve” të trajnerit të Bajernit të Mynihut, Luis van Gal. Kjo arsye, së cilës i shtohen edhe spekulimet e merkatos se bavarezët kërkojnë shërbimet e Edin Xhekos, mund të sjellin largimin e tij. Në fakt, 25-vjeçari është kandidati numër 1 për t’i lënë vendin talentit boshnjak të Volfsburgut, që kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Nëse drejtuesit e Bajernit do të vendosin të shesin Gomez, atëherë Juventusi është gati të hidhet në sulm. Lojtari ka të gjitha karakteristikat teknike që kërkojnë drejtuesit bardhezi, për të kompletuar repartin ofensiv. Sulmuesi i përfaqësueses gjermane shihet si zëvendësuesi i Amaurit te Juventusi: mënyra e lojës së tyre është e ngjashme, por Gomez ka më tepër “nuhatje” përpara portës...