22 dhjetor 2010

Kapllani në 11-shen e javës: Bëra detyrën

“Ne ishim shumë të lëvizshëm në fund të ndeshjes”, u shpreh golashënuesi shqiptar Edmond Kapllani për revistën e njohur gjermane “Kicker”, menjëherë pas golit të shënuar në fitoren 0-1 në fushën e Mynih 1860, falë ekzekutimit perfekt të 11-metërshit.

“Në fakt, gjuajtësi i penalltive, Krëshe, nuk ishte në fushë. Pata një ndjenjë të mirë, e çova topin atje ku duhej, bëra thjesht detyrën time”, tha Kapllani. “Kicker” i dha shqiptarit notën 2.5: shumë mirë, madje duke e cilësuar: “Lojtari i ndeshjes: Edmond Kapllani. Shënoi golin e artë, qarkulloi shumë gjatë lojës dhe bëri punë të çmuar përgatitore”. Kapllani ishte dhe në 11-shen më të mirë të javës së 17 sipas vlerësimeve të gazetarëve sportivë të “Kicker”, i cili rreshtohej 3-4-3. Për sulmuesin shqiptar kjo ishte hera e tretë që përzgjidhej në “Top-11”.