20 dhjetor 2010

“Vështirë t’i thuash ‘Jo’ Juventusit”

Ish-lojtari i Milanit, Klas Jan Huntelar, ka zbuluar dje një lajm, i cili mund të jetë dhe një sensacion për merkaton e ardhshme. Pyetjes nëse “do të rikthehej në Itali?”, ai i është përgjigjur: “Pse jo, Seria A është një nga kampionatet më tërheqës për të luajtur futboll. Do të rikthehesha për të marrë një revansh ndaj atyre që nuk kanë besuar tek unë. Te Shalke për momentin ndihem mirë, por Juventusi është gjithnjë një klub që ka bërë historinë e futbollit dhe vështirë se do t’i thoja jo”, ka përfunduar sulmuesi holandez, që nuk ka mbetur i kënaqur për largimin nga Milani.