Formacioni: 4-2-1-3
Portier
Daniele Padelli (Bari, Castrol Ranking 2118): Ishte Portieri më i miri këtë javë. Me disa mbrojtje fenomenale kundër sulmit fantastik të Palermos.
Mbrojtja:
Marco Zambelli (Brescia, Castrol Ranking 1637): Edhe pse humbën nga Catania, mbrojtësi I djathtë ishte e vetmja gjë pozitive në skuadrën që nuk po kalon ditë të mira, Brescia.
Juan (Roma, Castrol Ranking 512): Juan luajti një lojë shumë të mirë që nuk i dha hapsirë Ibrahimovicit, që është punë shumë e vështirë.
Alessandro Lucarelli (Parma, Castrol Ranking 815): Shfaqi një lojë fenomenale. E vetmja gjë negative për të ishte kartoni i verdhë.
Gianluca Grava (Napoli, Castrol Ranking 698): Kapiteni ishte një shembull për lojtarët tjerë, që e komandoi mbrojtjen e Napoli.
Mesfusha
Hernanes (Lazio, Castrol Ranking 1132): Maestro i mesfushës së Lazios edhe këtë javë pati një lojë shumë të mirë, në ndeshjen kudnër Udineses që fitoj 3-2, ishte i involvuar në të gjitha golat që Lazio shënoi.
Daniele De Rossi (Roma, Castrol Ranking 164): Tifozët e Romës dëshirojnë të shohin këso paraqitje nga Kapiteni i ardhshëm i Romës. Ishte fantastik në mesfushë, që i ndihmoi sulmit dhe mbrojtjes së Romës. Goditi një volley fenomenale që e detyroi Abiatin të bëj një intervenim braboroz.
Luis Jimenez (Cesena, Castrol Ranking 847): Karrieri e Kilianit ka ngritje dhe zbritje, por të shtunën e kaluar ai paraqiti një ndër ndeshjet më të mira në karrierën e tij.
Attack
Alexis Sanchez (Udinese, Castrol Ranking 203): Një tjetër Kilian në XI më të mirë, 22-vjecari shënoi një gola shumë të mirë kundër Lazios.
Edinson Cavani (Napoli, Castrol Ranking 141): Ai ka shënuar shumë gola këtë sezon në minutën e fundit. Shënoi një gol shumë të mirë pas driblimit të një mbrojtsi dhe plasoi një goditje shumë të fortë, që i sjelli fitore Napolit.
Fabio Quagliarella (Juventus, Castrol Ranking 108): Përfaqësuesi italian, ka qenë shumë konsistent këtë sezon, dhe vazhdon të shënoi gola spektakular me gërshërë. Ky mund të jetë goli më i miri i sezonës.