01 dhjetor 2010

Trezeguet tek Interi?

Madrid, 1 dhjetor - Sulmuesi i Herculesit, francezi David Trezeguet, mund të kthehet në Serie A te skuadra e Interit gjatë këtij dimri, shkruan të martën gazeta spanjolle "Marca".

Trezeguet para fillimit të këtij edicioni u transferua në Spanjë te Herculesi nga skuadra e Juventusit.

"Kohët e fundit jemi në kontakte të vazhdueshme me Interin dhe do të shohim si do të shkojnë punët në ditët e ardhshme", ka thënë agjenti i Trezeguetit, Antonio Caliendo.

Krahas Interit për francezin interesim ka treguar edhe Milani.