Gelshenkirshen (Gjermani)- Nuk është vetëm Juventusi në gjurmët e Ivan Rakitiç.
Edhe Lacio është në fakt shumë e interesuar për mesfushorin 22- vjeçar që luan për Shalke 04, që është cilësuar si një prej talenteve më të mëdha të panoramës europiane të futbollit.
"Po, Lacio prej disa kohësh ka shfaqur interes për lojtarin që unë menaxhoj, ka deklaruar menaxheri i lojtarit kroat, Mishel Ursheles, për mediat gjermane dhe për këtë interesim ne jemi të nderuar.
Rinovimi i kontratës me Shalken? Është shumë e vështirë, por do të vendosim për të ardhmen e lojtarit gjatë javës së ardhshme: në futboll nuk ka asnjëherë asgjë të sigurtë për të shprehur. Në çdo rast, Lacio do të ishte një destinacion shumë i preferuar për lojtarin".
Ivan Rakitiç, të cilit i skadon kontrata me skuadrën gjermane në muajin qershor, mund të mbërrijë në Itali që në muajin janar. Do të jetë në këtë mënyrë një sfidë ndërmjet Lacios dhe Juventusit, për të marrë shërbimet e lojtarit.