Napoli (Itali)- "Kasano? Do ta merrja menjëherë tek Juventusi". Ish-drejtori i përgjithshëm i Napolit dhe Juventusit, Luçiano Moxhi, nuk ka dyshime për talentin bares dhe, duke folur për mediat italiane dhe situatën e lojtarit, e ka sugjeruar si një blerje cilësore të bardhezinjve:
"Kasano tek Juventus? Unë do ta kisha marrë menjëherë.
Është një lojtar që më pëlqen shumë, dhe pastaj në dhomat e zhveshjes që janë të vdekura nuk mbërrijnë rezultate të mëdha. Napoli i Diego Maradonës kishte yje….
Të nivelit të parë, dhe arritëm të fitonim gjithçka". Moxhi ka folur edhe për mbrojtësin e majtë të Xhenovas, Domeniko Krishito dhe mesfushorin e skuadrës së Del Nerit,
Momo Sisoko: "Krishito? Është një djalë me shumë aftësi dhe është i zoti, nuk është një kampion, por është konstant në lojën e tij.
Sisoko? Taktikisht nuk është shumë i zoti, është i zoti për të shtyrë në sulm, por në mbrojtje duhet të them që nuk kthehet asnjëherë kur skuadra ka nevojë".