11 dhjetor 2010

Sissoko largohet në verë

Mesfushori i Juventusit, Momo Sissoko pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, pasi menaxheri i tij Jose Segui ka bërë të ditur se është duke konsideruar alternativat për klientin e tij.

Reprezentuesi malias nuk zë vend në formacionin bazë të Bianconerëve dhe së fundi spekulohej se kërkohej nga Wolfsburg dhe Fiorentina.

“Jemi duke analizuar opsionet për Sissokon. Mendoj se ai do të përfundojë sezonin në Juventus, por besoj se do t’i kërkoj një klub të ri në Gjermani, Spanjë ose në Angli”, tha Segui.