11 dhjetor 2010

Broki: "Lacio ende jo gati për titullin"

"Nuk kam frikë të përmend fjalën titull kampion, por nuk kam as mundësinë ta bëj një gjë të tillë. Lacio nuk është akoma gati për të synuar titullin kampion. Është e drejtë të ëndërrojë, por duhet të jemi realistë: në këtë moment jemi akoma mbrapa në krahasim me tre ose katër skuadra të kampionatit. Projekti Lolito gjithsesi mund të na dërgojë në nivelin për të fituar titullin kampion". Kristian Broki është shumë i kënaqur nga Lacio e tij, që aktualisht është në vend të dytë në klasifikim, por pranon që për të luftuar për titullin kampion duhet akoma kohë. "Nuk e prisja që mund të ishim në vendin e dytë, është shprehur ai për mikrofonat e "Sky Sport 24", por kishim shumë dëshirë për të treguar që nuk ishim ato të sezonit të shkuar. Të jesh në këtë pozicion tashmë të jep kënaqësi dhe shumë entuziazëm, ne lojtarëve ashtu edhe tifozëve tanë". Një trend pozitiv që ka filluar menjëherë me mbërritjen e Edi Rejas në muajin shkurt. "Me të ka ndryshuar mentaliteti, shpirti i grupit dhe dëshira për të kryer një punë të mirë që më përpara mbase mungonte". Pas 24 orësh do të zhvillohet ndeshja kundër Juventusit, që Broki e shikon si një skuadër të gatshme për të fituar titullin kampion. "Mendoj që puna e Del Nerit dhe Bepe Marrotës ka bërë të mundur që skuadra të gjendet në këtë pozicion në klasifikim dhe ka të gjitha kredencialet në rregull për të synuar titullin kampion".