11 dhjetor 2010

Sissoko drejt largimit nga Juve

Agjenti i Momo Sissoko thotë se ish-mesfushori i Liverpoolit sipas gjasave do të largohet nga Juventusi.

Biankonerët dëshirojnë ta shndërrojnë në para Sissokon pas interesimit nga Wolfsburg dhe Aston Villa.

“Ne jemi duke kërkuar një marrëveshje të re për Sissoko. Mendoj se ai do ta përfundojë sezonin me Juventusin, pasi shitja tash do të ishte shumë e shtrenjtë [për klubet e interesuara]. Por besoj se ne jemi duke kërkuar një klub të ri në Gjermani, Spanjë ose Angli”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jose Segui.