10 dhjetor 2010

Serie A: Formacioni i javës së 15-të

Java e 15-të në Serie A ishte e zakonshme, pasi që tashmë jemi mësuar që ish-liderët të pësojnë dhe revolucionaristët të tregojnë formë të revolucionarizuar.

Milani ka shkatërruar Brescian në San Siro me lehtësi të madhe, kurse nga ana tjetër Lazio ia tregoi Rafa Benitezit se është larg, shumë larg futbollit.

Roma nuk arriti asgjë më shumë se një barazim 2-2 në fushën katastrofale të Chievos, ndërsa Juventusi ishte tepër i fortë për Catanian, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Fabio Quagliarellas.

Formacioni i javës së 15-të në Serie A (3-1-3-3):

Portier: Salvatore Sirigu (Palermo).

Mbrojtësit: Andrea Ranocchia (Genoa), Philippe Mexes (Roma), Michele Camporese (Fiorentina).

Mesfushorët: Stefano Guberti (Sampdoria), Hernanes (Lazio), Cristian Brocchi (Lazio), Fabio Simplicio (Roma).

Sulmuesit: Zlatan Ibrahimovic (Milan), Hernan Crespo (Parma), Fabio Quagliarella (Juventus). /TeleGrafi/