16 dhjetor 2010

Serie A – Rihapet lufta për titull

Lufta për titull pas javës së 16-të në Serie A është më e hapur se kurrë, sidomos pas rezultateve të arritura gjatë fundjavës së kaluar.

Milani ishte perandorak ndaj Brescias, kjo falë një Zlatan Ibrahimovic që si duket ka vendosur t’ia bëjë bajat Massimo Morattit dhe ish-skuadrës së tij Inter, që pushoi këtë javë për shkak të angazhimeve në Kupën e Botës për Klube.

Juventusi pati fat të madh ndaj Lazios, pasi në momentet përfundimtare ishte Milos Krasic ai që ua siguroi Bianconerëve fitoren e madhe dhe rikthimin pas katër vitesh në luftë për Scudetto. Roma ishte minimale ndaj Barit, përderisa Brescia befasoi Sampdorian. Napoli edhe zyrtarisht është kandidat për Scudetto pas fitores ndaj Genoas në udhëtim.

Formacioni më i mirë i javës së 16-të në Serie A (4-4-2):

Portier: Jean Francois Gillet (Bari)

Mbrojtësit: Hugo Campagnaro (Napoli), Juan (Roma), Alessandro Nesta (Milan),
Giorgio Chiellini (Juventus).

Mesfushorët:
Milos Krasic (Juventus), Andrea Pirlo (Milan), Ignacio Piatti (Lecce), Jeremy Menez (Roma).

Sulmuesit: Nene (Cagliari), Zlatan Ibrahimovic (Milan)

Vlen të përmenden:

Mauricio Pinilla (Palermo)
Ezequiel Munoz (Palermo)
Antonio Di Natale (Udinese)
Walter Gargano (Napoli)
Robinho (Milan)
Kevin Prince Boateng (Milan)
Francesco Bega (Brescia)
Michele Canini (Cagliari)
Alessandro Agostini (Cagliari)
Edward Ofere (Lecce)
Alberto Aquilani (Juventus)