16 dhjetor 2010

Del Neri: Nuk mendoj për të kaluarën

Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, iu është përgjigjur kritikave të përzgjedhësit të kombëtares U21 të Italisë, Ciro Ferrara.

Ish-mbrojtësi 42-vjeçar u shkarkua nga stoli i trajnerit të Juves për shkak se Bainkonerët panë veten jashtë garës për titull, por dje ai tha se rekordi i Del Nerit nuk ishte aspak më i mirë se ajo që arriti ai vitin e kaluar.

“Dallimi është në thellësinë e karakterit. Është mentaliteti që bën diferencën. E kaluara nuk më intereson shumë. Ne e kemi lënë atë dhe ecim përpara në rrugën tonë”, ka thënë Del Neri.

Duke folur për ndeshjen e sotme të Europa League përballë Manchester Cityt, Del Neri ka thënë: “Kujdesem për të pasur një ndeshje të mirë me një Juve të gjallë”.