20 dhjetor 2010

Di Marzio: "Piazon? Duket si Kaka, por është një sulmues tipik"

Piazon në Juve? Kush është ai ishte pyetja e shumë tifozave Bianconer me t'a parë lajmin në faqet e gazetës Tuttosport e cila e vlersonte këtë talent me nota të mëdha.
Për ta konfirmuar këtë super talent Gianni Di Marzio një ekspert i qështjes së merkatos deklaroi: "Kur unë e pashë atë në Bolivi duke punuar me Brazilin para një viti, isha me të vërtetë i impresionuar nga paraqitjet e tijë që dha një impakt të madh në atë ngjarje si dhe u zgjodh golashënuesi më i mirë"
"Me të vërtetë duket si Kaka, si në fëtyrë ashtu edhe në fizikun e tijë, por është një sulmues i vërtetë. Në pak kohë u bë piksynim i shumë skuadrave elitare botërore, sepse ka një teknik super të mirë si një Brazilian i vërtetë. Ka intelegjenc të shkëlqyer në lojë, luan me top shum bukur, ka goditje shumë të saktë, ka gjakftohtësi aty kur duhet si dhe me një sens të madh për gol, duke shtuar se nuk e ka problem që ta shëndrroj në gol pothuajse qdo rast një me një me portjerin, këto karakteristika i përgjigjen një sulmuesi tipik bashkohor dhe për më tepër vetëm 17 vjeçar"