10 dhjetor 2010

Quagliarella i vërtetë

Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella ka thënë se është duke kaluar formën e tij jetësore.

Reprezentuesi italian i transferuar nga Bianconerët gjatë afatit kalimtar të janarit kishte zgjuar skepticizëm pas ardhjes nga Napoli, por ka realizuar tetë gola në 14 paraqitje në Serie A.

“Ju jeni duke e parë Quagliarellan e vërtetë. Sot jam duke u aktivizuar në pozitën e duhur, si sulmues i dytë. Kjo nuk më kishte ndodhur nga koha kur luaja në Sampdoria”, tha Quagliarella për Gazzetta dello Sport.