10 dhjetor 2010

Catania mban Maxin

Drejtori sportiv i Catanias, Pietro Lo Lomaco, ka mohuar spekulimet rreth largimit të sulmuesi Maxi Lopez gjatë afatit kalimtar të janarit. Argjentinasi besohet të jetë objektiv i Juventusit për afatin kalimtar të janarit, mirëpo Lo Monaco ka insistuar se Maxi nuk do të shkojë askund.

“T’u japim fund tregimeve rreth Maxi Lopezit. Ai nuk do të lëvizë nga Catania. Maxi ka kualitete të një futbollisti që mund të luajë për një klub të madh, por ne do ta mbajmë atë në Catania”, tha Lo Monaco për mediet italiane.