Është lënë disi mënjanë kampionati për disa ditë, e gjithë vëmendja për skuadrën bardhezi është tek Europa Ligë.
Kalendari parashikon ndeshjet e javës së pestë, që janë shumë decizive për fatin e Grupit A. Juventusi është gati për transfertën e fundit.
Pas Manchesterit dhe Salsburgut, skuadra e Xhixhi Del Nerit është nisur drejt Polonisë me objektivin për të arritur kualifikimin.
Në Poznan, kundër Lech, bardhezinjtë luajnë një pjesë të madhe të shanseve për t'u kualifikuar për fazën pasardhëse. Një ndeshje fondamentale, tek e cila besohet shumë. Për të folur përpara kësaj ndeshjeje ka menduar Simone Pepe.
"Dëgjoj që flitet për titullin kampion dhe për t'u kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Champions Ligë.
Por ne duhet të mendojmë për atë që kemi tashmë, jo për objektivat e vitit të ardhshëm.
Europa Ligë nuk është peshë më shumë për ne, ne synojmë të shkojmë përpara.
Është e vërtetë, që në Kupë nuk kemi zhvilluar ndeshje të mëdha, por nëse jemi akoma në garë do të thotë që as skuadrat e tjera nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe.
Dëshirojmë të fitojmë kundër Lech dhe të kualifikohemi".
Juventusi ka shkuar në Poloni me bindjen se është duke kaluar një moment të mirë.
Seria e ndeshjeve pozitive, që përfshin edhe kompeticionin europian, është një tjetër karikim më shumë përpara ndeshjes në Mieiski Stadion.
Pepe, që rezultoi lojtari deciziv në ndeshjen me Fiorentinën, është gati të sakrifikojë për skuadrën që për këtë ndeshje ka mungesa të rëndësishme: "Gjendja dhe morali i skuadrës është i mirë, e kemi treguar edhe në ndeshjen e fundit.
Nëse Boruc ka qenë më i mirë në fushën e lojës për Fiorentinën, diçka do të thotë".
Mesfushori i krahut roman kandidohet për një tjetër ndeshje si protagonist, pavarësisht pozicionit se ku Del Neri do ta aktivizojë: "Nëse do të kemi nevojë për të luajtur si mbrojtës krahu, trajneri e di shumë mirë që jam në dispozicion plotësisht për të sakrifikuar".