01 dhjetor 2010

Behrami më afer Juves

Siç ka njoftuar portali i njohur për tregun e futbollistëve, ‘imscouting.com’, mesfushori i West Hamit, Valon Behrami mund të jetë pranë një transferimi te Juventusi. Gjithnjë sipas ‘imscouting.com’, drejtori gjeneral i ‘Zonjës së Vjetër’, Giussepe Marotta, gjatë javës së ardhshme planifikon të udhëtojë drejt Londrës, për të biseduar me Behramin, si dhe drejtuesit e skuadrës së tij, West Ham.

Përveç Valonit, skuadra torineze është e interesuar edhe për një mesfushor tjetër nga Kosova, atë të Baselit, Xherdan Shaqiri.