Torino (Itali)- Xhixhi Del Neri do të kthehet të luajë në janar me fanelën e Juventusit të tij.
"Sigurisht, që do të qëndrojë", është shprehur portieri bardhezi për mediat.
"Mendoj që fjalët e Bepe Marrotës janë një shenjë e madhe vlerësimi për punën time", kështu që i ka shprehur komplimentat shokëve të skuadrës, që pa të janë duke luajtur një kampionat shumë të mirë dhe mund të luftojnë edhe për titullin kampion.
"Potencialin që kemi shprehur deri më tani e kanë parë të gjithë dhe thonë se, Juventusi mund të luajë shanset e saja për titullin kampion".
"Është një objektiv i madh që shoqëria, trajneri, lojtarët kanë arritur dhe unë nuk dëshiroj të futem në mes".
Në fund, përballë pyetjes se çfarë përfaqëson për të Manchester Junaitid skuadër tek e cila portieri italian është asociuar shumë herë si vendi i aventurës së tij të ardhshme, Xhianluixhi Bufon shprehet: "Është një skuadër e madhe që kam pasur nderin ta kem përballë si kundërshtar.
Për më tepër, është një kujtim i hidhur, sepse përveçse kam humbur 3-0 kundër tyre në shtëpi, ka humbur edhe një Champions Ligë në Old Traford". Ndërkohë, Alesandro Del Piero do të thërritet shumë shpejt për të diskutuar të ardhmen e tij me klubin bardhezi.
Bepe Marrota i ka idetë e qarta në këtë pikë: "Është një prej ikonave të Juventusit: do të takohemi dhe mendoj se nuk do të kemi probleme për të përcaktuar të ardhmen".
I vetmi opsion përveç Torinos, në këtë pikë, mbetet Amerika për kapitenin bardhezi, por vështirë se do të vendosë të largohet nga skuadra ku ai luan prej 17 vitesh.