22 dhjetor 2010

Padova skuadër ideale për Kasamin

Romë, 22 dhjetor - Presidenti i skuadrës së Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se Padova është skuadër ideale për mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasamin. Ai në një intervistë të dhënë të martën për "Mediagol.it", tha se Kasami ka nevojë për të luajtur më shumë. "Kasami ka nevojë për të luajtur dhe unë mendoj se Padova është skuadër ideale për t'u angazhuar sa më shumë në ndeshje", ka thënë Zamparini. Kasami kaloi në verën që shkoi te Lazio nga Bellinzona.