22 dhjetor 2010

Amauri nuk është në shitje

Sulmuesi i Juventusit, Amauri nuk është vënë në shitje para afatit kalimtar të janarit, ka insistuar menaxheri i tij, Giampiero Pocetta.

Amauri spekulohet se mund të largohet nga klubi gjatë muajit të ardhshëm, mirëpo Pocetta ka theksuar se italiani i natyralizuar do të mbetet në Juventus.

“Nuk ka asnjë risi. Asgjë nuk na është thënë. Futbollisti është duke punuar për t’u kthyer në formë të mirë fizike, pas lëndimit dhe nuk dëshiron të largohet nga Juventusi”, tha Pocetta për TuttoJuve.com.