13 dhjetor 2010

Nga Juventusi te UEFA në 2007-ën

Mishel Platini ka lindur në Zhouf më 21 qershor 1995. I rritur te skuadra e Nansisë, me të cilën ka fituar Kupën e Francës, është konfirmuar te Sent Etien, klubi me të cilin ka fituar kampionatin në 1981-in. Nga 1982-shi më 1987-ën ka luajtur te Juventusi. Në “Librin e Artë” personal me bardhezinjtë bëjnë pjesë dy kampionate, një Kupë e Italisë, një Kupë e Kampionëve, një Kupë e Kupave, një Superkupë e Europës dhe një Interkontinentale. Eshtë tërhequr nga futbolli kur ishte vetëm 32 vjeç. Eshtë shpallur kampion i Europës me Francën në 1984-ën, ka fituar tri herë “Topin e Artë”. Eshtë zgjedhur nga “France Football” “Lojtari francez i shekullit të njëzetë”, dhe është bërë president i UEFA-s në 2007-ën. Në të kaluarën ka qenë edhe trajner i Francës, por pa arritur suksese të mëdha. GRANDE-JUVE.TK