13 dhjetor 2010

Del Neri: Ndeshja ndaj Lazios, jo vendimtare

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, mendon se ndeshja e të dielës mbrëma ndaj Lazios nuk do ta vendosë titullin në Serie A.

“Nuk mendoj se ndeshja ndaj Lazios është vendimtare për sezonin. Do të jetë e rëndësishme në nivelin psikologjik, por kampionati vetëm sa ka filluar”, theksoi Del Neri.

Strategu juventin vijoi më tej duke ia tërhequr vërejtjen homologut të tij Edy Reja që të mos flasë shumë para takimit, pasi që tekniku i Lazios paralajmëroi disfatë për Bianconerët.