14 dhjetor 2010

Neymar largohet nga Santosi në vitin 2012

Sao Paolo, 14 dhjetor - Sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Neymar, do të largohet nga skuadra e Santosit në verën e vitit 2012, shkruajnë mediumet e huaja të hënën. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro. Ai ka thënë se Neymar 18-vjeçar deri në vitin 2012 nuk do t'i marrë parasysh ofertat e shumta të skuadrave evropiane. "Gjasat që Neymar të largohet nga Santosi para vitit 2012 janë të barabarta me zero. Ai do të luajë te Santosi deri në vitin 2012 dhe në verë të këtij viti do të largohet për në Evropë", ka thënë Ribeiro. Sulmuesi Neymar kërkohet nga Chelsea dhe Juventusi. - GRANDE-JUVE.TK