14 dhjetor 2010

Juventusi distancohet nga Gilardino

Torino, 14 dhjetor - Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Fiorentinës, Alberto Gilardino, gjatë këtij janari, njofton të hënën gazeta italiane "Tuttosport". Marotta gjithashtu ka bërë të ditur se Juventusi nuk do të transferojë as sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano. "Nuk do të bëjmë investime të mëdha gjatë janarit, sepse nuk kemi nevojë për blerje të mëdha. Gilardino nuk vjen, e as Cassano", ka deklaruar Marotta. GRANDE-JUVE.TK