22 dhjetor 2010

Nedved: "Juventus më pëlqen, shumë luftëtarë si unë"

Torino (Itali) - Një jetë normale, jo dhe aq nëse e shikon me kujdes. Pavel Nedved e provon, pasi ka qenë një kampion i madh në fushën e lojës, dhe rifillon gjithçka nga skrivania e këshilltarit administrativ të Juventusit. Dhe nga një libër, që titullohet në këtë pikë "Jeta ime normale", që është shkruar me katër duar duke parë bashkëpunimin e Mikele Dalait, i cili ka ndërtuar dhe parathënien. Duke kryer prezantimin e librit të tij në një dyqan zyrtar të Juventusit në Torino, i është krijuar mundësia për të kryer edhe një analizë të kujdesshme të kampionatit që po zhvillojnë bardhezinjtë e Luixhi Del Nerit: "Ky Juventus më pëlqen shumë, është e mbushur me luftëtarë, pikërisht siç kam qenë unë", është shprehur ish-mesfushori nga Republika Çeke. "Shikoj një numër të madh luftëtarësh dhe një trajner që punon në mënyrën e duhur me skuadrën, ka vazhduar komentin e tij drejtuesi më i ri i shoqërisë bardhezi. Titulli kampion i mundshëm? Nuk kemi arritur akoma në gjysëm të kampionatit dhe të flasim në këtë moment më duket se është shumë shpejt. Juventusi është duke kryer një punë të shkëlqyer, ka të gjitha mundësitë për të luftuar deri në fund për objektiva të rëndësishëm, ndër të cilët edhe titulli kampion". Pavel Nedved më pas është kthyer tek dy koncepte kyçe që janë shprehur në librin autobiografik që ka botuar, normaliteti dhe respekti. "Pikërisht siç tregon edhe titulli, unë ndihem një njeri shumë normal, të cilit i vjen shumë mirë të kujtojë gjërat e bukura që ka bërë dhe të mos mendojë për keqardhjet që mund të ketë pasur, ka përfunduar komentin e tij ish-mesfushori i Lacios dhe Juvenusit në Serinë A. Respekti? Po, në librin tim i referohem shumë kësaj fjale. Për mua ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme. Pikërisht për këtë motiv kam vendosur të mbyll karrierën time me fanelën e Juventusit".