22 dhjetor 2010

Behrami mund të largohet në janar

Valon Behrami pritet të largohet nga West Ham United gjatë afatit kalimtar të janarit, me mesfushorin e Aston Villas, Steve Sidwell, që pritet të arrijë në Upton Park.

London Evening Standard shkruan se një transferim i Sidwell do të rriste gjasat për largim të Scott Parker që në afatin kalimtar të janarit, por një skenar i tillë mund të ndodhë edhe me mesfushorin kosovar Valon Behrami, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në futbollin italian.

Të interesuar për Behramin kanë qenë dy klubet e kryeqytetit italian, Roma dhe ish-klubi i tij Lazio, si edhe Palermo.

Behrami, i cili nuk u inkuadrua në barazimin e vikendit ndaj Blackburnit për shkak se ndjente dhimbje në gju, mund të rikthehet në fushë të dielën në ndeshjen ndaj Fulhamit.