
Tridhjetë milionë euro për të janë shumë, duke mbajtur parasysh faktin që, gjithsesi djaloshi më pëlqen shumë, jep një kontribut të madh për skuadrën, por asgjë më shumë.
Nëse Zeniti Shën Petersburgut do të ofronte 30 milionë euro për Napolin, nuk do të mendohesha një minut më shumë dhe do ta shisja menjëherë.
Hamsik është një lojtar që bashkëpunon në një skuadër, kampionët janë një gjë krejt tjetër, ndryshojnë totalisht nivelin e skuadrës.
Krishito? Do të rriste akoma më shumë potencialin e Napolit, që hera-herës është i kompletuar në sulm.
Të dielën në Udine mund të përdorte shumë kundërsulmet, ndërkohë që i është dashur të rikuperojë ndeshjen, sepse ndodhej në disavantazh dhe ky është një problem për skuadrën e Maxarrit.
Napoli mendoj se do të kishte nevojë për një sulmues të ndryshëm, edhe se Laveci dhe Kavani janë lojtarë të shkëlqyer.
Skuadra ka nevojë, sipas mendimit tim, për një mesfushor të parë dhe pastaj për një mbrojtës, duke parë se ka mungesë alternativash në atë repart".