21 dhjetor 2010

Moxhi: Calciopoli? Drejtësia sportive do të ecë më shpejt

Torino (Itali)- Luçiano Moxhi, gjatë emisionit televiz "Dje, Moxhi dhe nesër" ku është i ftuar në çdo fillim jave, ka komentuar javën e fundit të kampionatit italian për vitin 2010, duke u kthyer të komentojë edhe fitoren e titullit kampion bote për klube nga ana e Interit dhe çështjen Benitez që ka shpërthyer këto ditë pas suksesit.

Juventus, një mundësi e humbur

"Juventusi ka hedhur poshtë një mundësi shumë të madhe për t'iu larguar akoma më shumë pretendenteve të tjera për zonën Champions Ligë dhe për t'u afruar akoma më shumë me Milanin. Ndeshja ka qenë shumë e luftuar edhe se nuk ishte spektakolare dhe ka qenë e arbitruar, një arbitrim jo uniformë. Do të kishte qenë më i drejtë ndëshkimi i Kielinit me karton të kuq sesa ajo e Xhiandonatos në pjesën e dytë, sa për të treguar një shembull në këtë linjë". Luçiano Moxhi kthehet të komentojë edhe situatën e Calciopolit, me gjyqin që vazhdon dhe përfshirjen aktive këto kohët e fundit të presidentit Anjeli, ku sipas Moxhit me mbërritjen e Andrea Anjelit të drejtimin e Juventusit, gjithçka po ndryshon edhe për këtë proces. "Drejtësia sportive vazhdon të çudisë me kohën e gjatë të nxjerrjes së një vendimi? Jam i sigurtë që vitin e ardhshëm do të ketë shumë surpriza edhe sepse vetë Abete ka filluar të marrë përgjegjësitë. Dhe më në fund në drejtimin e Juventusit është Andrea Anjeli, një president që kërkon drejtësi. Me mbërritjen e tij ka ndryshuar gjithçka në frontin e Calciopolit".