21 dhjetor 2010

Valter Maxarri: "Tani e ka radhën Juventusi dhe Interi"

Napoli (Itali)- Trajneri i Napolit është zgjedhur në fundjavë trajneri i javës pas fitores së rëndësishme të arritur kundër Leçes në minutën e 94 dhe, Valter Maxarri, ka analizuar me qetësi dhe kënaqësinë e qartë momentin e artë që po kalon aktualisht Napoli, që nën drejtimin e tij e ka dërguar skuadrën në më pak se një vit në garë për titullin kampion: "Ambjenti është entuziast, por ne duhet të kemi më shumë ekuilibër. Arsyetojmë dhe punojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të kuptojmë më shumë se ku mund të arrijmë vetëm pas ndeshjeve të fundit të fazës së parë kundër Interit dhe Juventusit. Fitoret në minutën e 95? Nuk janë aspak të rastësishtme". Valter Maxarri është shumë i kënaqur nga puna e skuadrës së tij që në çdo ndeshje kërkon të japë maksimumin, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë. "Statistikat bëhen nga numra të rëndësishëm, ka shpjeguar Maxarri, por do të doja të nënvizoja që janë fituar ndeshje në minutat e fundit, pasi kemi pasur vështirësi për t'i zhbllokuar më parë, në të cilat mbase do të kishim merituar të ishim më parë në avantazh. Fraza që unë përdor gjithmonë për të karikuar dhe kërkuar maksimumin nga skuadra është 'të luajmë në të njëjtën mënyrë deri në minutën e 95' dhe kjo tregon shumë qartë mentalitetin që unë dhe grupi im kemi kërkuar t'i injektojmë këtyre djemve, dhe të cilën këto lojtarë e kanë asimiluar plotësisht. Por edhe tifozët janë pajtuar me shpirtin e skuadrës dhe të dielën kundër Leçes ishte një banderolë ku shkruhej 'përtej rezultatit'".

Një tjetër aspekt në të cilin Napoli ka diçka më shumë që skuadrat e tjera nuk e kanë është ajo e dëmtimeve: në grupin e viktimave të 'dëmtimeve muskulare', të kaltërit nuk janë: "Është meritë e stafit mjekësor dhe e bashkëpunëtorëve të mi, që kanë kryer një punë shumë të mirë dhe të kujdesshme. Luajmë çdo tre ditë dhe pavarësisht kësaj nuk kemi pasur deri më tani probleme të mëdha me dëmtimet". Dëmtimet e zgjatura në kohë mund të vendosin sigurisht në vështirësi një grup jo shumë të plotë për të përballuar impenjimin e dyfishtë në një kampionat, ku ndodhen në majat e kryesimit dhe në Europa Ligë: por tashmë, po afron merkatoja e janarit dhe si rrjedhojë mundësia për të përfshirë në grup forca të freskëta dhe cilësore në mënyrë që të shikohet për më lart: "Nuk më pëlqen të flas për merkato, presim të mbërrijë ky moment. Me shoqërinë kemi folur tashmë dhe jemi duke menduar për një mbrojtës që luan me këmbën e majtë. Fernandez? Po, është ai, por di që ka probleme për këtë çështje. Përsa i përket të tjerave mund të them që gjithmonë mund të përmirësohemi, në mendjen tonë mund të ketë diçka, por në janar lojtarët e zot kush i ka përpiqet t'i mbajë të lidhur fort me skuadrën ku është. Disa kanë referuar transferimin në Napoli për problemet e plehrave në qytet? Jo, ndonjëherë një lojtar që shikon këtë publicitet të shëmtuar, mbase jashtë, kur i mbërrin oferta mund të zgjedhë një tjetër skuadër, por ky diskutim nuk është plotësisht i vërtetë dhe në Napoli jetohet shumë mirë". Dhe duke qëndruar gjithmonë në çështjen e merkatos, të kaluar ndërkohë, Maxarri pranon të kthehet të flasë për argumentin pak komod siç është Fabio Kualjarela, që teorikisht është sakrifikuar për të sjellë në altar Edison Kavanin: të dy janë duke zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm: "Ndonjëherë gjërat shkojnë më pas në drejtimin më të mirë për të gjithë. Kualjarela, sezonin e shkuar, nuk ishte në një gjendje të mirë dhe nuk arrinte të stërvitej me vazhdimësi. Zhurmat në dhomat e zhveshjes ndonjëherë sjellin më shumë humbje pikësh sesa avantazhe kur ke më shumë pula në një kafaz. Kjo ka ndodhur me Cigarinin, jemi përshëndetur, sepse në atë moment nuk ishte i lumtur për të qëndruar, në atë moment lojtarë të tjerë kishin më shumë hapësira, më pas ka mbërritur Sosa, që ishte më i vlefshëm në planin taktik. Në këtë rast është synuar t'i jepet më shumë rëndësi grupit dhe bashkimit të lojtarëve në një objektiv të përbashkët".