Luciano Moggi ka lëvduar presidentët e Milanit dhe Juventusit, por ka thumbuar atë të Interit për mungesë të investimeve në ekip.
“Inter, Massimo Moratti: Nota 5, për investime të pakta në merkato dhe shitjen e Mario Balotellit. Rafael Benitez është njeri i mirë, por ai nuk mund ta zëvëndësojë Jose Mourinhon”.
“Juventus, Andrea Agnelli: Nota 10 nga 10. Është presidenti më i mirë në Serie A, për mënyrën se si po e ndërron ambientin me Bianconerët. Ai e ka rigjetur stilin e Juventusit. Ndoshta Juventusi aktualisht nuk është teknikisht ekipi më i mirë, por ata janë shumë të mirë. Menaxhmenti i përkryer”.
“Milani, Silvio Berlusconi: Nota 9. Është një votë që vlen për paraqitjet dhe rezultatet. Transferimi i Zlatan Ibrahimovic është mjaft i vlefshëm. Ndoshta ata kanë nevojë për zëvëndësues të Clarence Seedorf”, shkroi Moggi në kolumnën e tij të Tuttomercatoweb.