Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, thotë se ata janë duke kërkuar një sulmues të ri për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit.
Marotta dje ka konfirmuar se një prej caqeve të tyre është edhe sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez.
“Synimi jonë është të forcojmë këtë ekip. Ne do të konsiderojmë dy gjëra: e para, mundësitë që ata ofrojnë, dhe e dyta, aspekti ekonomik, pasi ne nuk mund të lejojmë blerje të shtrenjta në këtë afat kalimtar”.
"Giampaolo Pazzini (Sampdoria) dhe Alessandro Matri (Cagliari) po ashtu janë disa emra për të cilët jemi të interesuar”, ka thënë Marotta.